Vdes turisti francez në një hotel të Krujës
Një turist francez është gjetur i pajetë sot në një hotel në Krujë.
Burimet policore thanë se ai është shtetasi 59-vjeçar nga Rennes në Francë, Bruno Bony.
Francezi kishte ardhur ne Shqipëri mbrëmjen e të së shtunës si pjesë e një guidë turistike me 52 persona të tjerë.
Miqtë që po e prisnin te takoheshin këtë mëngjes për të vijuar turin, të shqetësuar kane njoftuar personelin e hotelit, të cilët pasi kanë hapur derën kanë konstatuar mikun e tyre të vdekur.
Nga të dhënat e para dyshohet se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Sakaq prokuroria e Krujës me ekspertë nga Tirana kane nisur hetimet për shkaqet e vdekjes.
Please follow and like us: