Albspirit

Media/News/Publishing

Zëvendëskryeministrja ngatërron përrallat me “Yjet e pashuar” të Resul Bedos

Pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë u zhvilluan homazhe në nder të dëshmorëve të rënë për çlirimin e atdheut. Në Shkodër ishte e pranishme, zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila gjatë fjalës së saj ka bërë një gafë. Teksa fliste gjatë homazheve Mesi kujtoi kohë nga fëmijëria: “Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin ‘1001 yje’ që flet për dëshmorët”. Por në fakt libri i cili flet për jetën e dëshmorëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, titullohet “Yjet e pashuar” i Resul Bedos. Dhe përveç se titullin, zv/kryeministrja duket se ka ngatërruar edhe librin pasi libri i vërtetë quhet “1001 net” që flet për përralla arabe.

Please follow and like us: