Facebook, kullë në Barcelonë kundër llagëmit të mediave
Fake News është tashmë një nga problematikat kryesore lidhur me mediat, madje viti i kaluar u konsiderua si viti i FakeNews. Facebook pritet të hapë muajt në vijim një qendër në Barcelonë, ku do të kontrollohen lajmet e rreme ose siç quhen ndryshe “fake news’. Sipas mediave spanjolle qendra do të ketë 500 punonjës dhe do të vendoset në kullën e quajtur “Agbar”. Këto zyra që do të merren me luftën kundër lajmeve të rreme do të administrohen nga kompania “Competence Call-Center”. Muajin që shkoi, Komisioni Europian dha dy muaj kohë për administratorët që të paraqesin planin kundër lajmeve të rreme.
Please follow and like us: