Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Shqiptarët midis Erdogan dhe Pamuk

Këto ditë, derisa po bisedoja me një mik timin, shkrimtar nga Shqipëria, më tha: “Si u bë që nuk e zgjodhëm Turqinë e Orhan Pamuku, por atë të Erdoganit?”
Miku im, kishte lexuar një tekst të Pamukut, ku fliste për regjimin totalitare të Erdoganit, që shtyp të drejtat e njërit, lirinë dhe konceptet fondamentale të demokracisë.

Nesër është dita e Europës dhe ne do të përballemi me një diskurs patetik për Europën. Do të dëgjojmë parulla nga më të çuditshmet për Europën. Do të dëgjojm fjalë të zgjedhura.
Po ashtu, do të shohim sesi të gjithë shprehim përkushtimin për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Do t’i dëgjojmë liderët tanë tek flasin për aspiratat europiane të shqiptarëve, por, që nga 10 maji, do të ballafaqohemi me një realitet tjetër.

Nesër, kur gjithsecili do të përpiqet të tregojë sa e do Europën, më mirë është të ndalemi dhe të mendojmë, sa e duam vetveten.
Unë besoj që askush nuk ka nevojë për dashurinë tonë, më shumë se toka jonë, njerëzit tanë, e kaluara dhe e ardhmja jonë.
Dhe, nëse vërtet duhet të zgjedhim Turqinë, së paku të zgjedhim Turqinë e Pamukut dhe të qindra e mijëra njerëzve të ditur të artit dhe të kulturës, që nuk pajtohen me qeverisjen totalitare të Erdoganit.

Please follow and like us: