Albspirit

Media/News/Publishing

Bushpepa kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovizionit

Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, është kualifikuar në natën finale të Eurovizionit.

Eugenti këndoi sonte i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës dhe mahniti publikun në sallë.

Mbarë opinioni artdashës shqiptar mbajti mbërthyer vëmendjen në Lisbonë ku sot nisi “Eurosong 2018”.

Një ditë më parë Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij pushtuan skenën gjatë provës gjenerale. Kënga “Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm.

Zëri i  Bushpepës deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.

Ai u shoqërua nga instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.

Please follow and like us: