Jesi apo Emili, kush janë vajzat që mbysin meshkujt
Për “atë” të paktën pesë burra dhe djem britanikë kanë vrarë veten pas ranë viktima duke bërë “seks” në internet. Sipas policisë britanike qe po heton këtë cështje janë bandat kriminale që veprojnë online ato që synojnë të përfshijnë më shumë njerëz se kurrë më parë nëpërmjet internetit dhe t’i shantazhojne ata më pas.
Policia po bën thirrje që njerëzit që bien pre e këtyre abuzimeve të kërkojnë ndihmë dhe të besojnë tek autoritet dhe të mos preken nga krimi, i cili po përfshin me mijëra njerëz në Britaninë e Madhe. Dukuria e mashtrimeve online dyshohet se do të rritet në mënyrë të konsiderueshme në vitet që vijnë.
Viktimat janë të bindur dhe besojnë se po flasin në internet me një person tërheqës, me Jesin, i cila i inkurajon ata që të kryejnë një akt seksual në webcam ndërsa shohin një video të saj të regjistruar para se të bëjnë të njëjtën gjë dhe ti përgjigjen ngacmimeve të saj intime.
Por më pas, imazhet e tyre përdoren për t’i shantazhuar ata në pagimin e shumave të mëdha parash në se duan të të parandaluar publikimin në internet ose dërgimin e pamje të tyre duke bërë seks tek të dashurit e familjarët.
Një ndër viktima ishtë 17-vjeçari Ronan Hughes nga County Tyrone në Irlandën e Veriut. Një bandë rumune e mashtroi atë në dërgimin e fotografive të tija intime duke iu paraqitur me një vajzë të quajtur “Emily Magee” në qershor të vitit 2015. Ata pastaj i dërguan pamjet e tij tëk miqtë e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të paguante një shpërblim prej 3.000 eurosh. Dhe vetëm pak orë pasi ato u shpërndanë në internet, Ronan – që kujtohej si një djalë “i lumtur” dhe një adoleshent i dashur – vrau veten. Një hetim ndërkombëtar më vonë gjurmoi fajtorët në qytetin rumun të Timishoara dhe kapi udhëheqësin duke e burgosur për katër vjet. Hetuesit besojnë se problemi po rritet në nivel global, dhe vetëm në policinë e Uellsit Jugor janë raportuar pesë raste deri më tani në vitin 2018.