Pompeo viziton Korenë e Veriut
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, vizitoi Pyongyangin për të qartësuar detajet e samitit të planifikuar mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyrtarët amerikanë u shprehën se Pompeo përveç dhënies së formës përfundimtare të samitit Trump-Kim, i cili planifikohet të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Veriut në Pyongyang, do t’i bëjë presion qeverisë së Pyongyangit edhe për lirimin e 3 amerikanëve që ndodhen në burg në këtë vend. Pompeo, i cili Korenë e Veriut për herë të parë e kishte vizituar në fillim të muajit prill si drejtori i CIA-së, është sekretari i dytë amerikan që shkoi në këtë shtet.
Samit trepalësh në Tokio
Në kryeqytetin e Japonisë në Tokio u mbajt një samit trepalësh mes kryeministrave të Japonisë, Koresë së Jugut dhe Kinës. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kryeministri i Kinës, Li Keqiang dhe kryeministri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in në samit kanë arritur në konsensus për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe për të nxitur tregtinë e lirë. Abe në konferencën e përbashkët tha se “Ngritjen e vazhduar duhet të avancojmë në drejtim të pastrimit të Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe të ofrimit të paqes dhe të stabilitetit në Azinë Verilindore”. Liderët kanë rënë dakord po ashtu që samitet trepalëshe të mbahen në mënyrë të rregullt.