Shkarkohet nga detyra Besim Hadarmataj, prokurori i “Tahirit”
U largua nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj. Megjithatë, Hadarmataj do qëndrojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por tashmë si një prokuror. Në vend të tij, kryeprokurore Arta Marku ka komanduar Donika Prelën. Prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit. Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Ndërkohë, për çështjen e bujshme “Tahiri” dje u thirr për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-Ministrit të Brendshëm.
Please follow and like us: