Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Izet Haxhia si mjerim i bandës së Edi Ramës

 

 

Nuk ka turp më të madh sesa në mungesë të alternativës qeverisëse të serviresh me një roje të pabesë si Izet Haxhia!

Nuk ka shterrim më të madh intelektual sesa të merresh me vjeshtukun që kurrë nuk u diplomua si mjek.

E ky shkencëtar është pra Izet Haxhia!!

Konsultoni regjistrat shkollorë e do shikoni që njeriu që letërsine e ka pasur lëndën me rezultate nën mesatare, “shkruan” romane e memuare që në fakt janë pjellë e fantazisë së shkrimtarit e gazetarit Mero Çorapja.

Në dialektin e veriut Izet do të thotë njëzet.

E pra as njëzet as dyzet as dyqind e njëzet kësi monstrash si Izet Haxhia nuk shantazhojnë dot Sali Berishën.

Izetin e prunë në këmbim të lirisë.

Prapë ata që e ndërsyen do ta lënë në baltë.

E Izeti në vend që të hapë dosjen propagandistike të trilluar do të përballet me të tjera vepra për të cilat nuk është gjykuar.

Besoj se prokuroria do të hetojë e zbardhë dhe vrasjet e tjera të ’97 si hakmarrje për vëllain.

E pra o Izet besëpreri ,ustallarët që të prunë, të prenë në besë.

Jam e sigurt se pas hetimit do ndash qelinë përjetë me ortakun tënd me të cilin vratë Azem Hajdarin.

Please follow and like us: