Arinda Gjoni me artistë botërorë në “Golden Palm Awards Turkey”
Këngëtarja e hitit ‘Krejt t’mirën po dokan’, Arinda Gjoni së fundmi ka nisur punën për të arritur sukses në tregun ndërkombëtar. Në një intervistë të para pak muajve ajo ka treguar se është në bisedime me një kompani produksioni të huaj që ka në menaxhim këngëtarë si Ina, Aleksandra Stan etj. Pikërisht kjo kompani e ka kontaktuar Arindën për t’i ofruar menaxhimin e saj. Tashmë duket se gjërat janë vendosur pasi Arinda ka firmosur kontratën me kompaninë ‘Sipan Babur’.
Kompania në fjalë do të realizojë këngë në anglisht për këngëtaren shqiptare që do të promovohen në vende të ndryshme te Europës dhe më tej. Së fundmi Arinda ka qenë e pranishme në një nga eventet më të rëndësishëm të muzikës në Turqi, “Golden Palm Awards” dhe është fotografuar krah artistëve të njohur si Faydee dhe Kate Linn. Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se, shqiptarja ka shkëlqyer e veshur me një fustan të gjatë dhe të zi./revistawho.com