Albspirit

Media/News/Publishing

Irani vs Arabia Saudite, përballja ushtarake dhe ekonomike

Në pesë vitet e fundit vendet e Lindjes së Mesme kanë qenë të përfshira direkt ose indirekt në konflikte të armatosura, dhe nuk është rastësi fakti që 32% e importeve të armëve i takojnë këtij rajoni. Arabia Saudite, sipas Radio Farda, është e famshme për shumat e mëdha të investuara në armatime, të vlerësuara në rreth 7 miliard $. është e vështitë të përcaktohet një shumë ekuivalente për Iranin. Arabia Saudite gjithashtu shpenzon rreth 56 miliardë $ për marrëveshjet ushtarake me vendet e tjera, pa përfshirë ato të nënshkruara me Spanjën dhe SHBA-në, të cilat së bashku janë vlerësuar në 3 miliardë dollarë. Në bazë të raportit të SIPRI-t për vitin 2017, Irani paraqiti katër sisteme mbrojtëse anti-ajrore nga Rusia, ndërsa SHBA-ja mbetet furnizuesi kryesor i armëve në vendet e Gjirit Arabik.

Gati 50% e eksporteve të armëve nga Mbretëria e Bashkuar shkojnë në Arabinë Saudite, ndërsa shumica e këtyre armëve  përdoren si kërcënim  kundër Jemenit. Rivalët rajonalë Arabia Saudite dhe Irani aktualisht janë të angazhuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në një numër konfliktesh në Lindjen e Mesme. Duhet gjithashtu të theksohet se shumica dërrmuese e importeve të armëve në Arabinë Saudite vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

Sa i përket ekonomisë së të dy vendeve, nënvizohet se ekonomia e Iranit u rrit  me 7.4% në 2017, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ishte rezultat i zgjerimit të prodhimit të naftës. Megjithatë, kjo rritje  nuk u kombinua me rritjen e vendeve të punës, pasi norma e papunësisë vazhdoi të luhatet në 11.4% gjatë dy viteve të fundit.

Ekonomia e Arabisë Saudite në 6 muajt e fundit është ngadalësuar pak, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të reduktuar varësinë e vendit nga nafta. Arabia Saudite, e cila mban 22% të rezervave globale të naftës, ka bërë presion ndaj anëtarëve të tjerë të OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës për të rritur çmimet botërore.

Please follow and like us: