Lirohet me kusht nga burgu Mark Frroku
Ish-deputeti është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, duke caktuar për Frrokun lirim me kusht. Gjykata e Fierit ka vendosur që t’i falë atij 1 vit e 5 ditë burg nga dënimi që i kishte mbetur. Në prill te 2017, ish deputeti, aleat i kryeministrit Rama në Parlament, u dënua me 7 vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza: fshehje pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Por në janar të këtij viti, Apeli i Tiranës ia uli dënimin nga 7 vjet e gjysmë në gjashtë vjet burg.
Please follow and like us: