Pranvera Skana: Si e njoh unë Eugent Bushpepën?
Jemi rritur në një lagje dhe edukuar në një klasë … sëbashku me shumë të rinj të brezit tonë të cilët ishim ambiciozë dhe kishim shumë protagonizëm në jëtën e qytetit tonë, Rrëshenit.
Qyteza e cila sot ka nxjerr mjaft emra të njohur si Adrolën, cucën e bukur të Shqipërisë, apo Gentin këngëtarin e talentuar apo Renuar Locin, fotografin profesionist apo Anduela Ndreun, gazetaren e palodhur te lajmeve, si dhe shumë e shumë emra të tjerë të suksesshëm, të cilët sot punojnë në Shqipëri dhe nëpër botë duke kontribuar atje në ligj, arkitekture, mjekësi etj.
Genti, një ndër nxënësit më brilantë të klasës IV C, i orientuar kryesisht nga lëndët e mjeksisë, ishte autodidakt kur vinte puna tek kenga dhe kur luante në kitarë çdo këngë që ne i kërkonim.
I riu ekstravagant që identifikohej për zërin, kitarën dhe tattoo-të :)… Sot na bën krenar si kurrë më shumë!
Gent, ti mbjell sukses kudo që shkel! Go ahead! Mos u ndal!