Rama: Nuk kemi kërkesë ekstradimi nga italianët për vëllain e Xhafajt
Kryeministri Edi Rama, gjatë seancës plenare ka bërë avokatin e Xhafajt, edhe pse opozita nuk ishte e pranishme në sallë
“Në gjashtë vite që socialistët janë në pushtet, nuk ka asnjë kërkesë qoftë formale apo informale nga autoritetet italiane për Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt. Nëse nuk ka asnjë kërkesë, nëse nuk ka asnjë përgjegjësi të lidhur me Qeverinë apo personalisht me ministrin e Brendshëm, dhe nëse bëhet fjalë në fund të ditës, për vëllanë, dhe jo për të, në një sistem në të cilin secili përgjigjet individualisht përpara drejtësisë, përse del sot”, ka pyetur Rama.
Please follow and like us: