VIDEO/PD publikon sot të tjera dokumente, Basha akuza të forta: Fatmir Xhafaj falsifikoi Kodin Penal për të shpëtuar vëllanë e tij Agron Xhafaj
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, për falsifikimin e kodit Penal,për të mbrojtur vëllanë e tij nga arrestimi dhe ekstradimi. Akuzën e tij Basha e artikuloi nga salla e Kuvendit. Kreu i PD-së Lulzim Basha që në fillimin e fjalimit të tij, ku ka nisur direkt të hedhë akuza ndaj Fatmir Xhafës për vëllanë e këtij të fundit. “Vëllai i Fatmir Xhafës është drejtues i një organizate kriminale mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë e SHBA-së dhe furnizonte me heroinë”, tha Basha. “Jemi mbledhur sot në një nga momente më kataklizmike të demokracisë shqiptare. Fatmir Xhafa tha muaj më parë se është çështje e sajuar nga opozita: Nuk ka fakte, nuk ka prova, por dje opozita publikoi vendimin dhe dosjen e plotë të vëllait të Fatmir Xhafaj me 7 vjet e dy muaj burgim. Vetëm dje Fatmir Xhafaj mërmëriti e mori kurajën të thojë se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Por faktet tregojnë të kundërtën se vëllai i Fatmir Xhafajt është furnizuesi i organizatës kriminale me heroikë e kokainë. Vendimi bërë publik dje është vendim i gjykatës së lartë italiane që la në fuqi vendimin e gjykatës së Leçes, vendim i formës së prerë si kryetar i organizatës së trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës”, tha Basha. “Po ashtu ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë lloj pushteti mbi vëllanë e tij dhe ky është mashtrim. Ai ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Ai ka falsifikuar procesverbalet zyrtare për të mbrojtur vëllanë e tij. Fatmir Xhafaj është vetë Peshku i Madh, bashkë me vëllanë e tij janë kokat e krimi. Agron Xhafaj që thirret Pashai i Vlorës ka nën urdhrat e tij Policinë dhe Prokurorinë në Vlorë. Ky është realiteti që ka ndërtuar”, tha Basha.