Lu: SHBA po shqyrton pretendimet e PD për Xhafajn
Ambasadori amerikan, Donald Lu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos flasë në emër të tij.
Pas deklarates së shefit të qeverisë për qëndrimin e SHBA lidhur me çështjen e vëllait të Fatmir Xhafës, ka reaguar Donald Lu
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu për News 24.
Dje kryeministri deklaroi në parlament se nëse do kishte përgjegjesi Xhafaj, Donald Lu do kishte reaguar
“Nëse në këtë zhurma do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh Rama.
Please follow and like us: