Vendosmëria e PD kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar
Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.
Edi Rama duhet të përgjigjet:
- Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
- Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
- A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
- Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?
Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:
- Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Nowikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
- Çfarë i është premtuar Jurimexit?
Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij.
Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit.
As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.
Please follow and like us: