Mundësi studimi në SHBA?/Ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rendësishëm për të gjithë nxënësit shqiptare, mbi mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara.
Në një njoftim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan; “Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të organizojë një Panair Arsimi për t’u dhënë nxënësve shqiptarë një mundësi për të folur drejtpërdrejt me pjesëmarrës në programe shkëmbimi ose të diplomuar në universite apo kolegje amerikane, për të mësuar mbi mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara. Gjatë javës së ardhshme ne do të shfaqim disa video me disa prej të diplomuarve tanë. Ndiqini ata dhe bashkohuni me ne më 16 maj nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në lulishten “Ismail Qemali” përballë hotel Rognerit”.