Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Ekstradimin e Agron Xhafajt e kërkoi edhe Ministri i Drejtësisë italiane

Partia Demokratike shfaqi në konferencën për shtyp një prononcim të Ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, që gjatë vizitës në Tiranë tha se janë 12 raste të tipit “Xhafaj”, për të cilët duhet kryer ekstradimi.

Në një intervistë me pronarin e Report Tv, Karlo Bolino, Ministri Italian i Drejtësisë kërkoi zgjidhjen e këtij problem, kur kriminelë të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, jetojnë si qytetarë të lirë në Shqipëri.

Deputetët e PD-së thanë se edhe avokatia që i bëhet Fatmir Xhafajt nuk qëndron. Argumenti i deputetes Vasilika Hysi në mbrojtje të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, që bllokon ekstradimin e Agron Xhafajt në Itali, ishte se ky nen ishte përshtatur me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Por deputetët e PD-së, Enkeljed Alibeaj dhe Gazmend Bardhi thanë se pika “f” e ligjit është në kundërshtim me Konventën. Për më tepër, Agron Xhafaj thotë PD, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj i ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij.

Dokumentet zyrtare të drejtësië Italiane vërtetojnë se:

1. Agron Xhafaj është është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.

Please follow and like us: