Si u rëndua pozita e vëllezërve Xhafa?
Historia e asaj që nga PD është servirur si skandali i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa për të mbrojtur të vëllain e tij që rrezultoi si i dënuar për trafik droge me 7 vite burg në Itali, ka pasur shumë kthesa të papritura, zhvillime të befta dhe manipulime që shpesh janë mbytur në propagandën politike mes palëve. Pikërisht për këtë, Lapsi.al i ka bërë një skanim të hollësishëm të gjitha deklaratave, dokumentave dhe fakteve për të kuptuar dhe sqaruar se si qëndron e vërteta.
1. Çfarë ka të re në çështjen Xhafa?
Në fakt çështja e dënimit të vëllait të ministrit të brendëshëm nuk është një histori e re. Ajo daton këtu e një dekadë e gjysëm më parë. Shpesh edhe opozita e PD, por edhe sivëllezërit armiq socialistë që më pas krijuan LSI-në e kanë luftuar Fatmir Xhafën me këtë armë.
Deri këtu nuk ka ndonjë të re. Madje vetë Xhafaj është mbrojtur duke thënë po të kishte pasur dokumenta për këtë opozita do t’i kishte nxjerrë.
Këtë lloj mbrojtjeje përsëriti ai në parlament edhe në shtator 2017.
“Scoop-i” u bë të mërkurën, kur opozita i nxori dokumentat e gjykatës së lartë italiane që vërtetonin dënimin e formës së prerë për Agron Xhafën nga gjykata e kasacionit të Italisë në shtator 2012.
2. A e fallcifikoi Fatmir Xhafa Kodin e procedurës penale?
Vetëm pasi u publikuan këto dokumente, ministri i Brendëshën, foli po të mërkurën dhe me një deklaratë të shkurtër, pa pranuar pyetje nga gazetarët tha së pari se ai nuk mbante përgjegjësi për veprimet e të vëllait në moshë të re. Dhe më e rëndësishmja se Agron Xhafa, nuk kishte përfituar nga ndërhyrjet e vëllait të tij politikan, pasi Italia nuk kishte shprehur kërkesa ndaj shtetit shqiptar për ekstradimin e tij. Deklarata e ministrit i dha ngjarjes një kthesë të fortë sepse ajo e zhvishte ministrin Xhafa nga përgjegjësia ligjore e mbrojtjes së vëllait të tij, Agronit. Por në këtë pikë opozita nxorri një pretendim të ri. Sipas saj, kur drejtone procesin e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa kishte fallcifikuar ndryshimet e reja në kodin e ri penal, në mënyrë që të bënte të pamundur ektradimin e të vëllait në shtetin fqinjë. Sipas asaj që pretendohej në ligj ishte shtuar një nen që pengonte ektradimin e atyre që janë dënuar në mungesë, pra pa qenë vetë pjesmarrës në proces. Kështu lindi debate i famshëm për pikën “F” të nenit 491 t kodit të procedurës penale.
3. Si qëndron e vërteta për fallcifimimin e nenit 491 (F) nga Xhafa?
Për hir të së vërtetës nuk ka asnjë provë se Fatmir Xhafa personalisht ka fallcifikuar një nen të kodit të procedurës penale. Teoria e falcifikimit që mbron opozita duket më shumë një mjet propagandistic për ta agravuar skandalin. Pika që nuk lejon ekstradimin e personave të dënuar në mungesë sipas të gjitha gjasave ka ndjekur procedurën ligjore të miratimit nga kuvendi. Por thënë këtë gjithkush ka të drejtën e tij të hamendësojë se kjo është shtuar enkas për të shpëtuar Fatmir Xhafën dhe ndonjë tjetër që i përvidhet dënimeve në vende të huaja.
4. Çfarë e rëndon pozitën e Xhafës?
Megjithëse socialistët tani pas hapjes së këtij diskutimi pretendojnë se e kanë futur nenin e mosekstradimit për të mbrojtur me qindra shqiptarë që janë dënuar jashtë në mungesë, pa pasur të drejtën e një procesi të ndershëm dhe të barabartë, rasti i Agron Xhafës nuk është ky. Vëllai i ministrin nuk është si shumë shqiptarë të tjerë që nuk kanë pasur djeni për gjykimin. Ai i është përvjedhur në mënyrë të vullnetshme procesit. Por ama, nga ana tjetër, ai ka pasur gjithë kohën një avokat përfaqësues në gjykim, çka e bën këtë një proces të rregullt. Pra amendimi në kodin e procedurës penale do kishte qenë me i ndershëm nëse nuk lejohej ekstradimi i atyre që nuk kanë pasur djeni për procesin, dhe jo i atyre që kanë munguar në gjykim me vullnet të plotë. Pikërisht kjo “kleçkë: e harruar i shkon sot në favor vëllait të ministrit.
5. Ministri Italian i drejtësisë kundër rastit Xhafa
Nisur nga pretendimet e Fatmir Xhafës se nuk ka pasur kërkesa nga pala italiane për ekstredimin e vëllait të tij sot opozita ka nxjerrë një video ku tregohet se ka shqetësim për mos dorëzimin e personave që janë dënuar në gadishullin Apenin. Nga selia blu sot është shfaqur nvideoja e një interviste me gazetarin Karlo Bolino të ministrit Italian të drejtësisë (shiko poshtë). Andrea Orlando pohon se i ka kërkuar homologes së tij Etilda Gjoni ekstradimin e 12 personave të dënuar në Itali që Shqipëria nuk i dorëzon. Po të shikohet intervista aty del qartë edhe se kodi shqiptar është ndryshuar enkas për të bërë të pamundur ekstradimet që në raste të ngjashme Italianët i trajtojnë ndryshe nga ne.
Eshtë vështrë të thuhet se Agron Xhafa është një nga 12 personat për të cilët flet ministri, Orlando, ashtu sikurse pretendon opozita, por një gjë është e sigurtë: vëllai i ministrit të brendëshëm ka përfituar personalisht nga një votim i kryer me vullnetin e socialistëve.
6. Përfundim
Pra e gjithë kjo histori tregon dy gjëra: E para se ende nuk ka asnjë provë që Fatmir Xhafa e ka falcifikuar Procedurën e Kodit Penal në kuadrin e ndryshimeve që u bënë për reformën në drejtësi.
E dyta dhe më e rëndësishmja se vëllai i tij ia ka hedhur në bazë të vendimeve të marë nga ministri dhe shokët. Ai mund të jetë një kontigjent që Italia e kërkon dhe Shqipëria ka bërë ligje për të mos e dorëzuar.
Ndoshta për këtë sot për herë të parë ambasadori Lu u distancua nga deklaratat e Edi Ramës duke lënë të kuptohet se ShBA po e shqyrton rastin e “të mbrojturit” Xhafa./ lapsi.al/