Albspirit

Media/News/Publishing

Vendimi i gjykatës së Tiranës, Saimir Tahiri në shtëpi

Në orën 18:40 Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për dy akuza vetëm pak ditë pasi Tahiri dorëzoi në Kuvend mandatin e tij të deputetit. Prokurorët e çështjes i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës me kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Tahiri të bazuar sipas tyre në fakte, por Gjykata nuk e ka gjetur me vend kërkesën e prokurorisë dhe gjykatësja Liliana Baku ka vendosur një tjetër masë. Sipas mediave televizive në Tiranë, Saimir Tahiri po shtynte kohën në një kafe afër shtëpisë së tij kur morie dhe urdhërin e gjykatës.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. Sipas vendimit: Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Please follow and like us: