Emi Krosi: Zëri universal i Bejkos me “Këngë të Solomonit” (2)
Sprovë
Cikli i nëntë: (“Kënga e Solomonit”) dhe fundi i fundit është “Kënga e Solomonit”, një perlë e bukur biblike të shkruar nga mbreti i Juresalemit Solomon. Një perlë e bukur për dashurinë, atë ndenjë të bukur që nuk krahasohet me asgjë, ajo që shëron çdo dhimbje, që “deh” çdo njeri.
Armatorët, ja, e hodhën në det
anije flakë e re, me dru cedre të Libanit
Në bash është fytyra jote,
Barku yt farkuar nga dielli te vela e hapur,
Trupi lakuriq verbon detin,
Det, lindur dhe ky nga barku i nënës sate.
Ta mbyllësh me pjesën më të bukur të Biblës do të thotë që fytyra e Zotit është dashuria, më e bukura këngë më e bukura melodi, më e bukura aromë, më i bukuri fllad, më e merekullueshmja lule që vetë Solomoni solli për botën dhe njerëzimin sepse ZOTI + DASHURI=BESIM. Shkapërderdhjet ritmike, vargore dhe poetike e Bejkos, më në fund mbyllet me ciklin e JETËS që kundërmon aromë dashurie, rini, energji poetike të mirëfrymëyuar si fllad mëngjesor nga pena e rinisë poetike Sadik Bejko. Por përfundimisht nuk është as (momologu i lumit) as “Uria e keqe” që e prish këtë himn, “llumi i shoqërisë shqiptare” ata-ish-ët, ata që trasmentojnë çdo ditë moralin e dyfytyrësisë, injorancës, delirit, egoizmit dhe antivlerës. Ata janë plangprishësit e etnitetitit tonë kombëtar…
Bëj sikur harroj…
kam etje, sikur s’më pihet ujë,
kur mes tyre më ftojnë
Ish-ët
e katedredrave të marksizmit
tashmë në SHBA, në Paris
me PhD fringo në filozofi lauruar.
Dashuria, gjithnjë dashuria, që në mugëtirën e kohëve, pasi ajo duhet të ketë qenë një nga ndjesitë e para, ku pas shekujve të instiktit, të lidhjes dhe bashkimit, dashuria mori formë, u mbrujt, me afsh dhe dëshirë, me ëndrra dhe ngjizma të ngrohta mishi e gjaku, u zbukurua, hodhi shtat mbi lëndina, vreshta e ullishta, për të shkuar drejt ekstazës dhe përkushtimit”.
A ka një fillesë nga të më e bukurat këngë të Solomonit që i thur himn dashurisë?
Zoti krijoi Adamin dhe Evën nga lakuriqësia në Eden, në kopshtin me të bukur të dashurisë, përtej mëkatit se dashuria është trup/shpirt, është zjarr/akull, është epsh/pasion, është përshpirtshtëri/plotshmëri, se lakuriqësia rrugëve të Parajsës, me oaze tët mrekullueshme, që ushyen shpirtin e pamëkat të dashurisë njerëzore, se lakuriqësia është mitra femërore e Evës-Femër, që lindi NJERIUN. Njeriu lind lakuriq dhe nuk ka turp nga lakuriqësia e tij as nga “seksi i ndaluar”. Molla e ndaluar, “njohja e të mirë dhe të keqes” për Adamin dhe Evën, bënë që t’i nënshtrohen rregulla të botës, ku lakuriqësia qenka edhe tabu edhe mëkat? Përse?!
A është dashuria mëkat për Zotin?
Kjo këngë e shkruar për dashurinë në shumë variante të ndryshme në Bibël, është një ndër këngët më të vjetra të njerëzimit, për dashurinë mes burrit dhe gruas, kënga më e bukura në botë, më njerëzorja, më e gjithëkohshmja, më e mrekullueshmja, duke frymëzuar mijëra poetë, shkrimtarë, muzikantë të kompozojnë muzikë, piktorët që nga mesjeta deri në kohët moderne, të pikturojnë afreske në përkushtim të dashurisë si Gustav Moreai, që ka pikturuar fytyrën e Shulami-es, (vajza e dashuruar me mbretin Solomon), apo Marc Chagall, ilustrues i mesazhit biblik, me një natyrën e mrekullueshme të imagjinatës, figura me njyra në ajër, mes tokës dhe kozmosit, ngjyrat e qiellit të dashurisë, me hapat e Shulamit-es, kudo në breg, në kopshte, në agimet dhe mbrëmjet e gjithkohërave nga përtjetësia, deri në tejkohën tonë … Hapa që ecin deri në pakohësi, duke kërkuar të dashurin e saj, përtej kufijve të skajshmërisë së botës njerzore dhe dashurore.
Ky tekst brenda Biblës, ka patur shumë kundërshtime, sepse në mesin e të krishterëve të thjeshtë është një alegori e dashurisë së Hyjit për Marian dhe Krishtin, por besimtarët hebrej nuk e kanë “përtypur” këtë, prandaj kemi tre mendime të ndryshme nga teologët:
Mendimi i parë: interpertimi i kësaj kënge është thejsht kushtimi i dashurisë profane njerëzore, si interpretim i fjapërfjalshëm të tekstit.
Mendimi i dytë: intepretimi simbolik të dashurisë së Zotit ndaj popullit të zgjedhur, Krishtit ndaj Kishës dhe Shpirtit të Shenjtë të Marias etj.
Mendimi i tretë: interpretimi motologjik, sepse trillon një ritual pagan, bashkimi seksual i femrës dhe mashkullit. Për besimtarët kristianë dhe autritetet klerike, është mendimi i dytë në formë alegorie, jo mesazh dashurie tokësore. Kjo këngë u krijua në hebraishten e vjetër, u përkthye në greqishten e vjetër dhe pastaj në shume gjuhë të botës duke dhënë shkak për interpretime linguistike, antropologjike të traditës hebraike, që nga kohët e vjetra të mijëvjçarëve të parë deri në ditët tona. Autori i këtyre këngëve, për shumë studiues është anonim, por emri i Solomonit, mbreti i dashur dhe i njohur për kohën, mund të mbetej në përjetësi. Kështu u njizën dhe erdhën nga shekujt, Këngët e Solomonit.
Dashuria gjeti Shulamin, si më të bukurën vajzë që Solomoni u dashurua. Dashuria udhëtoj nëpër rrugët e Libanit, Juresalemit dhe Sionit, për në hapsirat e kopshteve të bukura të Babilonit, me burime, ujërvara, kroje, tejman, dru cedre, aroma lulesh dhe vajrash aomatike, vetën një puthje: Puthmë me puthjet e gojës sate, se puthjet e tua janë më të mira se vera , nuk krahasohet me asnjë pije, asnjë mirrë, asnjë verë, anje aromë tejmani. Aroma e puthjes është nga Parasja. Ajo është Eva. Ajo shëtit rrugëve të parajsës, me lumej uji si qumësh, me aromat më të bukura të luleve dhe kopshteve me ullinj, pemë dhe fruta. Eva e dashurisë. Eva+ Shulam= FEMËR + DSHURI. Eva s’ka përshkrim fizikk, por si femra e parë, Nëna e Njerëzimit, gruaja që mbajti në mitrën e saj TOKËN dhe QIELLIN, solli mëkatin, por edhe dhimbjen e lindjes, nga lind PEMA e JETËS. Eva është bukuria e parajsës tërësisht nudo një lakuriqësi hyjnore, verbuese, e mrekullueshme, perfekte me Adamin e dashuruar. Shulami është vajzë fshati, (rrëmbyer nga vreshtat) për ta çuar në haremin e Solomonit.
Rrëmbimi
Aromat e tua janë balsam erëmirë, mir i derdhur është emri yt, prandaj vashat të duan. Ajo është më e bukura. Nën këmbët e saj nuk ka gjurmë pluhuri, por çelin lule dhe trëndafila, ajo është është balsam i dhimbjes së zemrës të dashuruar. Përshkrimet idilike plot domethënie dhe larmishmëri për bukurinë, tw çojnë në pejsazhin oriental të kohës. Shulami tani është në haremin si e zgjedhuara, e përkedheluar e mbretit. Rrëmbemë, merrmë me vete! Haj të ikim! – Mbreti më çoi në dhomat e veta: do të zbavitemi dhe do të gëzohemi me ty. Do të ta madhnojmë dashurinë më shumë se verën. Kush të dashuron, me të drejtë të dashuron! Ajo dashuron një bari.
Ajo i kërkon ta Rrëmbejë, merrmë me vete! Haj të ikim! Rrëmbimi ka dy kuptime: a) dëshira për të shkuar tek i dashuri i saj bari, b) rrëmbimi i vajzave që bëhej në kohët parabiblike (ndoshta shume dijetarë hebrej ishin kundër kësaj kënge në tekstin e shenjtë), si trofe lufte, ose dorëzoheshin nëpër haremet e mbretërve të kohës. Motive të «rrëbimve» është skllavja zeshkane Brisidë e Akili tek Homeri. Fjalia urdhërore ‘Haj të ikim’, të dashurit të saj. Ajo nuk është e lirë. Ajo do erën dhe dimrin, rërën, kodrat me dhe pyjet me dru cedri, ajo do malet dhe shkertëtirat me vegime dhe rërë të bardhë, ajo dashuron hapsirat dhe mirazhet, ajo përqafon muzgjet e deteve dhe agimet në krojet e ftohta të vendlindjes. Ajo dashuron lirinë. Ajo është rebele dhe besnike në dashuri.
Mbreti më çoi në dhomat e veta kjo tregon se mbreti e ka rrëmbyer dhe e mban «peng» në haremin e kampit të tij. Ai e dashuron këtë vajzë të bukur me aromë dhe ngjyrë të zeshkët. Ai shprehet : do të zbavitemi dhe do të gëzohemi me ty. Do të ta madhnojmë dashurinë më shumë se verën. Ai e dashuron më shumë se verën, me shumë se çdo bukuri dhe madhështi të pallatit mbretëror.
E zezë jam, moj vasha të Jerusalemit, por e bukur, si strehojat e Kedarit, si çadrat e Solomonit vetë ngjyra e saj duket se vjen nga shkretërira. Por bukluria e saj është mahnitëse. Ajo mahnnit çdo gjë në pallat edhe vetë «vajzat e Jerusalemit që mëtojnë» mbretin ta kenë në shtratin e tyre. Mos më shihni që jam zeshkane sepse vetë dielli më ka nxirë. Bijtë e mëmës sime u mllefosën, më dërguan t’u ruaj vreshtët, por vreshtën time nuk e kam ruajtur!
Ajo është e mërzitur sepse ka «tradhëruar besimin e vëllezërve» për të ruajtur vreshtat dhe kullotur delet. Ajo ishte çobaneshë. Por, thuamë, i dashuri im, ku i kullot delet? Ku pushon në mesditë? Përse, vallë, të hallakatem nëpër kopetë e shokëve të tu? Ajo kërkon të dashurin e saj, ai është bari që po kullot delet, dhe i kërkon të shkojë afër çadrave të mbretit dhe afër rojeve, sepse ajo po pret.
I dashuri
Ajo është e dashuruar. Pamja e fshatit dhe botës së reale të popujvë të kohës së Solomonit, vijnë djretpërtdrejtë nga bota Biblike: jeta baritore. Delet, dhitë, kecat dhe qengjat. Në s’e di ku, ti, moj më e bukura ndër femra, atëhere mos iu ndaj gjurmëve të deleve, kulloti qëngjat pranë kasolleve, kecat pranë barinjve. Jeta baritore e kullotave dhe kasolleve, fshatrat rreth e rrotull Jerusalemit, me kampe fusharake për bagëtinë dhe barinjtë dhe udhëtarët e shkretëtirave, lexuesi “ndërton” imazhin idilik të orientit.
“Natën në shtrat e kërkova të dashurin tim, e kërkova, por, ja që nuk e gjeta”. “Do të ngrihem, thashë, dhe në qytet do të ngarend, nëpër rrugë, nëpër sheshe, s’do le vend pa e kërkuar të dashurin e shpirtit tim. E kërkova dhe prapë s’e gjeta. Dashuria e pastër e vë në në kërkim të dashurit të saj. Ajo vrapon rrugëve dhe shesheve (ajo është një robinjë) dhe nuk di ku të kërkojë rrugëve të huaja natën në një vend të panjohur.
U takova me rojtarët, ata që kujdesen për qytetin: “A ma keni parë të dashurin e shpirtit tim?”
Për të fjetur, flija, por zemra më rrinte syhapët. Dëgjoje zërin e të dashurit! Tek troket në derë, thotë: Çelma, motërz, çelma, e dashura ime, pëllumbesha ime, e pastra ime, kokën e kam plot me vesë, ndërsa flokët të njomur nga vlaga e natës. Ajo vihet në kërkim jashtë qytetit, duke pyetur edhe roje, sespe ai e ka ndjekur pas kur e kanë “rrëmbyer”. Ajo ia dëgjon zërin e zemrës dhe ia sheh syrin e shpirti, por fizikisht nuk është aty. Cilësimet si: motërz, e dashura ime, pëllumbesha ime, janë motivë të vjetra jo vetë nga popujt parahebraike, por edhe nga kultura hebraike popullore apo vendet e pellgut të Messpotanisë së lashtë, sepsse kto motive janë eksportuar tek popujt e vjetër dhe mbarë kulturat dhe letërsinë gojore të Ballkanit dhe Europës. E pastra ime, tregon pastërtinë sa morale por edhe dlirësinë e saj femërore dhe vajzërore, sepse ajo është “pa gjij të formuar” pra një vajzë e mitur e rrëmbyer, por më bukuri marramendëse. Kokën e kam plot me vesë, ndërsa flokët të njomur nga vlaga e natës. Në këtë fjali kënga identifikon udhëtarin e kohës, pra djali, që ndjek pas të dashurën deri në kampin e mbretit. Rrugëtimi i gjatë, saqë (vjen nga viset e huaja) . Këto udhëtime sjellin edhe zakonet e atyre popujve, që ishin në këkim të një një jete më të mirë, sepse vinin nga vendet shterpa, kërkonin vende për kullota për bagëtitë duke ndërtuar, tenda me vonë fise, popuj dhe shtete. Udhëtimi në kërkim të “të dashurisë” ketu është hipotetike, sepse vetë uhdëtimi si udhë-rrugë-kërkim është motiv jetësor të popujve biblike që vazhdon akoma, si udha e Golgotës hebraike.
Setrën e zhvesha, si ta vesh sërish? Këmbët i lava, si t’i ndot prapë? I dashuri e zgjati dorën në dritare dhe zemra më gufoi. U ngrita shpejt t’ia hap, nga dora më pikoi mir, mir nga gishtat më rrodhi në bravën e derës./Ia çela të dashurit tim, por i dashuri im iku ; shpirti m’u tkurr, kur i dashuri nuk më foli; ja, e kërkova, por nuk e gjeta që nuk e gjeta ; e thirra me emër, po përgjigje nuk më dha. Motivi i kërkimit të dashurisë…vajza e kupton se i dashuri është jashtë, sepse ajo tashmë i përket vetëm atij. Motivi i këngës, tregon besnikërinë e grave të Jerusalemit të lashtë ndaj familjes dhe burrave. Ajo e dalloj hijen e tij nga dritarja/dera janë pengesa nga brenda/jashtë që tëhollin ikjen-ecjen-daljen dhe trokëllima tij në derë, zemra që fërgëllon nga pritja. Gishtat e saj me mirrë (lloj pije) duke çelur derën, dora e dashurisë me gishtin e unazës (premtimit), se Shulmite është betuar për besnikëri.
Përshkrimi i djalit
Unë jam zambaku i fushës, jam zambaku i luginave. Veta e parë e përshkrimit të djalit si zambaku u fushës por edhe zambaku i luginës janë dy lloje zambakësh që ndekin ëndërrën e tyre sepse vajza pëer djalin është zambaku mes gjembash, shumë toka përrteh qytetit të vjetër janë shkretëtira, prandaj ky zambak çdel mes gjembave, por simbolizon dashurinë e vërtetë, që sundon mbi çdo ferrë apo pengesë. Siç është pema e mollës midis drufrutorëve, ashtu është i dashuri im midis djelmoshave. Më pëlqen të rri nën hijen e drurit të mollës, i ëmbël është fruti i tij në gojën time!
Krahasimi i mollës si dru frutor, me djalin mes djelmoshave, është si një bekim mbi bekimet.
Molla e drurit të djalit të saj ka shijen më të mirë në tokë.Molla si pemë, është simbol o forcës mashkullore, burrërisë, besnikërisë, mbrojtjes por edhe seksit. Molla fruti dëshirave seksuale, që josh vajzën flet me zemër: Forcomëni me verë, me mollë freskomëni, se jam e sëmurë nga dashuria. Vera dhe molla janë frutat e dashurisë. Erosi-molla dhe epshi-vera, gjaku, limfa e trupit dhe dëshirës thërret. Dëgjo zërin e të dashurit! Ja ku po vjen, duke kërcyer mbi kodra, duke u hedhur nga mali në mal. I dashuti bari vjen. Shulamitja ka mall dhe kënaqësi, thjesht të bredhin kodrave dhe maleve jashtë nëpër fusha e pyje.
Dimri kaloi, shiu pushoi/Lule fushe/nga ugaret jen zë turtulleshe…Pamja e stinëve, koha ciklike dhe koha e gjatë në kërkim të dashurisë tregon se ka ardhur pranvera. Turtullesha një zog i rrallë këndon nga ugaret e ngrohta, të arave dhe fushave me gjurmë të rinjve duke ecur të shkujdesur dhe të dashuruar, janë besatuar për dashuri të përjetshme. Lëvizja ciklike e jetës dhe dashurisë është si lëvizja ciklike e stinëve të kohës reale dhe kohës së pritjes.
Koka e tij – ar i kulluar; floku i tij – flok kaçurrel, i zi i errët, pendë korbi. Sytë e tij janë pëllumba, që në qumësht trupin lajnë dhe kënaqen në burim. Trëndafilë kundërmues janë faqet e tij, shtresë barnash erëmira. Ndërsa buzët e tij, njëlloj si zambakët e kuq, në mir erëkëndellës janë larë. Krahët i ka purteka ari me topaze zbukuruar; kraharori i tij është mburojë e fildishtë me zafire mbuluar. Shtylla mermeri janë këmbët e tij, vendosur mbi themele ari. Pamja e tij është si Libani dhe është i madhërishëm si kedri. Goja e tij është e ëmbël sa s’thuhet dhe gjithçka tek ai është magjiplotë; ja, i tillë është i dashuri im, moj vasha të Jerusalemit, ja, kështu është dhëndrri im! Përshkrimi kaq i hollësishëm i pamjes mashkullore, para zonjave të oborrit mbretëror, vjen si një pamje vizive e largët në kohë, sepse teksti ka ndërtekstori futje dhe ndërfutje të kumteve që herë lexohen lehtë, herë kodohen dhe çkodohen në kumte të hallaktura duke vrapur…ritakuar sërish në udhëkryqe ku diku pret Shulamitja e diku fshihet mes vreshtave me kecat bariu. Kjo dashuri e mrekullueshme, madhështore, e thjeshtë, pa luks dhe premtime ngrihet mbi çdo gjë, amëshohet deri në Yllësi.
Solomoni
Kam ardhur në kopshtin tim, moj motra, moj nusja ime! Kam mbledhur mirte erëmirë, mjaltë kam ngrënë nga zgjojet, verë e qumësht kam pirë. Hani e pini, miq, dehuni nga dashuria, o të dashurit e mi! Gëzimi dhe madhështia e Solomonit të dashuruar, me Shulamen e bukur zeshkane, në gostinë dhe bollëkun e mbretërimit të tij. Në këtë gosti janë ftuar miq sepse po celebron dashurinë e tij.
Cila është ajo që po ngrihet nga shkretia, si një shtyllë prej tymi, sikur të djegka smirnë dhe temjan, sikur të djegka aroma të gatitura me shije? Ja, është ajo, karrikja e Solomonit, e qarkuar nga gjashtëdhjetë trimosha, djelmosha krenarë të Izraelit.Të gjithë janë të armatosur, në luftra të sprovuar. Secili mban shpatë në brez, për çdo të papritur dhe frikë nate. Momenti i celebrimit të Solomonit, atmosfera ku digjet tejman, aroma të ndryshme dhe froni që ruhet nga rojet mbretërore, djem të bukur trima të Izraelit. As pamja e skeptrit dhe fronit mbretëror, as madhështia, as urtësia, as premtimet, as drejtësia nuk e bind “me forcë” Shulaminën të zgjjedhë mbretin para bariut të saj. Mbreti Solomon e bëri fronin e dasmës me dru kedrash Libani. Shtyllat e tij janë prej argjendi, muret prej ari të kulluar, shtrati është i purpurt, ndërsa çatia është prej cohash të shtrenjta të zbukuruara; dhurata e dashurisë së zgjedhur ndër vashat e Jerusalemit.
Dilni, vasha të Sionit, vështrojeni Solomonin e kurorëzuar, ashtu si e ëma e pat kurorëzuar në ditën e kremtimit të dasmës së tij, në ditën e gëzimit të zemrës së tij!Vajzat e qytetit te vjetër të Sionit, do të shihni një tjetër Solomon, jo atë të kurorëyuar disa herë si mbret dhe si bashkëshort me shumë mbretëresha, të dashura dhe robëreshan « të gjunjëzuar » para një vajze të zeshkët fshati, që nuk i «bindet» dashurisë së mbretit të Madh. Ajo nuk do luks, as dhurata vetëm me bariun e saj vreahtave duke kullotur delet dhe kecat është e lumtur. Atë e lumturon dashuria e dlirë dhe e lirë.
Bukuria e Sulamitës
Kthehu, Sulamitë! Kthehu të ta shohim fytyrën! Çfarë shihni tek Sulamita, si në vallen e Mahanaimit? Sa të bukura janë, zonjëzë, këmbët e tua në sandale! Rrumbullake është kofsha jote, si një kollan i punuar nga një mjeshtër i përkryer. Gjiri yt është kupë e rrumbullakosur, vazhdimisht plot me verë; trupi yt është si duaj gruri, mbështjellë hijshëm me zambakë fushe. Të dy gjinjtë e tu duken si dy kaproj të mitur, si dy vogëlushë binjakë gazele. Zverku yt është shtyllë e fildishtë ; sytë e tu sikur janë jazet e Heshbonit, të portës së Bat-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon drejt Damaskut. Koka jote është e madhërishme si Karmeli, ndërsa floku – kadife, me ato cullufe krenare rob e bën edhe mbretin. Sa e hijshme dhe tërheqëse je, e dashur, me butësinë tënde lozonjare! Si lastari je e derdhur dhe gjinjtë e tu duken si rrush të varur në hardhi. Në lastar do të ngjitesha – po thosha – dhe pas degëve të tij do të kapesha, gjinjtë e tu do t’i kisha rrush, dihatja e gojës sate si aroma e mollëve. Puthja jote do të ishte më e ëmbël se vera që do të rridhte çurk drejt të dashurit tënd duke ia qetësuar buzët e tij të përflakura. I përkas atij, të dashurit. Ai mban mallin tim. Hajde, i dashuri im, në fushë, haj në fshat të zbavitemi. Eja nesër në vreshtë që të shohim në ka çelur hardhia, mollët në kanë sythuar a gati lulëzuar. Dhe atje do të të fal ledhatimet e mia. Lulet ekzotike derdhin aroma dhe në shtëpinë tonë kemi shumë fruta të hershme dhe të reja, të cilat i kam ruajtur për ty, i dashuri im. E bukur je, e dashura ime, e bukur je si Tirca dhe e dhembshur si Jerusalemi, por edhe e rreptë si ushtria në luftë. Largoji sytë prej meje se ata më luajnë mendsh fare. Floku yt ngjan si kope dhish që zbresin nga malet, nga Galaadi. Dhëmbët e tu duken si tufë delesh të qethura, që nga uji dalin, duke krijuar dy rreshta të shtrënguara pa asnjë zbrazëti. Dy gjysma shege duken faqet e tua, nën velin tënd të tejpashëm. Solomoni ka gjashtëdhjetë mbretëresha dhe tetëdhjetë dashnore, sa për virgjëreshat as që numurohen dot! Por ajo është vetëm një, pëllumbesha ime, e pastra ime, një është ajo tek e ëma, e vetmja e lindur në shtëpi. Vashat kur e panë, lavde i thurrën, ndërsa mbretëreshat dhe dashnoret hosana i kënduan. Cila është kjo, thoshin ato, që si agimi shkëlqen dhe si hëna e bukur qënka, si dielli ndriçoka dhe e rreptë si ushtria në luftë? Vajta në kopshtin e arrave, që të shihja gjelbërimin e lugut, në se ka çelur hardhia dhe mollët kanë lulëzuar. Përshkrimi unik i pakrahasueshëm me asnjë poezi, që nuk e ka shkruar asnjë penë deri më sot, që ka udhëtuar në kohësi deri në ditët tona, si një perlë e Hyjnisë dhe femrës për/dhe botën e dashurisë. Mos vallë është bukuria e Evës ajo që është trupëzuar në trupin dhe shpirtin e Shulamitës, ajo ecën akoma edhe sot, me gjuhën e syve, të shpirtit, të trupit të saj.
Shulamita zeshkane është një robinë në haremin e Solomonit tashmë plak, por i dashuruar kaq marrëzisht, por i refuzuar nga dashuria e vajzës fshatare, skicoi dhe shkroi këtë këngë madhështore, duke besuar tek dashuria profane, burrë-grua ashtu si edhe dashuria Hyjnore të bekuar nga Zoti. Zoti e ka bekuar seksin? Seksi nuk është kaq profan në këto këngë, apo vetë «veshja fizike» nuk e fsheh madhështinë jo vetëm të tekstit të këngëve si tekst, por dhe të shpalosjes së metaforave, simboleve, krahasimeve, florës dhe faunës së pasur të kohës, hapsira gjeografike, historia e nënkuptuar nga vetë personazhi rrëfyes Solomon.
Ka dy lloje rrëfimesh: rrëfimi i vajzës për veten dhe rrëmbimin dhe rrëfimi kolektiv, i pamjes së vetë mbretit. Është një përshkrim me shumë zëra, kaq i imtësishëm, saqë çdo dru, çdo pemë, çdo frut, çdo aromë, çdo pjesë e horizontit, apo edhe momunentet, krahasimi me bagëtinë që zbret nga kodrat e Galaadit, apo krahasimi me Damaskun e kohës e bën akoma edhe më të madhërishme, një dashuri që rrjedh si krua, që udhëton pjallave të gjelbra të Judesë, Palestinës dhe Libanit, aromat e luleve, dekorin e ullinje dhe pjergullave, në kodrat përreth Tempulit të Solomonit, ku mijëra shekuj udhëtarët janë gjunjëzuar para qumështit të gjijve, mjaltit të buzëve, ku dashuria lëngëzohet dhe shijohet si vera, ku kushtimi dhe përkushtimi, hareja dhe përjetimi i kësaj kënge, kur përshkohet rruga shekullore e udhëtimit të bariut drejt vajzës së tij të dashur, të besatuar (lartësimi i besës si premtim) nga milona njerëz, që këndojneë në gëzime festive dhe fetare. Kjo dashuri që sjell, fllad, freski si lumi i Jordanit, akoma vazhdon të rrjedhë ende udhëve të deteve dhe oqeaneve, që nga Medheu deri në Atlantik dhe Paqësor.
Kjo është Kënga e Këngëve të Solomonit ose Kantika e Kantikave, që ngjitet në malin e Sinait dhe zbret në bregore, rrugëve dhe shesheve të Judesë, që rrotullohet rreth botës dhe përsëri ndalon poshtë këmbëve me të bukura femër të Shulamit. Kënga shkon me tufat e kecave dhe qengjave, nga barinjtë meshtare dhe sërishmi «struket» në kolanat e kofshëve mëjtë të bukura, duke shpërthuar si shega gjijtë e saj me bukuri femërore. Mitet e Eosit dhe Psikës apo (kënga e burrit dhe gruas) mbeti si testament biblik në kohësi dhe tejkohësi. E bukuar, e madhërishme, e pakarahasueshme me çdo lloj melodie «Kënga e Këngëve» të Solomonit ka mbetur përjetësisht si epitafi universal, në tempullin më të vjetër të Jerusalemit, qytetit të botës dhe kryeqytetit të Biblës.