Të rejat e Horoskopit, 14 maj 2018
Dashi
Gjatë kësaj dite do të vijoni të provokoni partnerin/en tuaj, duke bërë që dita të mos rezultojë aspak produktive. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe të favorizoni dialogun. Në punë, do të ketë zgjidhje të mira.
Demi
Do të ndiheni shumë të bezdisur nga sjellja e një personi, i cili është shumë i shtrenjtë për ju. Megjithatë mundohuni të mos dilni në përfundime të nxituara. Do të jeni disi të lodhur në punë. Nëse ka marrëveshje të cilat nuk ju bindin, mundohuni të flisni me personin përgjegjës dhe të sqaroni gjithçka.
Binjakët
Gjatë kësaj dite këshillohet që të bëni sa më shumë në punën tuaj dhe do të arrini të merrni rezultatet e dëshiruara. Sa i takon dashurisë, mundohuni që të mos keni shumë pretendime.
Gaforrja
Ka disa sfida me të cilat duhet të përballeni, por mundohuni të mos nxitoheni, pasi ka disa çështje që duhen zgjidhur para se të riktheheni në lojë. Më në fund gjatë kësaj dite, edhe në dashuri, do të riktheheni të jeni më romantik.
Luani
Kjo javë do të nisë në mënyrë mjaft interesante. Do të ndiheni të gatshëm për t’u përballur me një ndryshim vendimtar për karrierën tuaj. Në dashuri do të gjeni harmoninë që ju mungon dhe ata që janë vetëm mund të gjejnë shpirtin binjak.
Virgjëresha
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në menaxhimin e kursimeve tuaja, pasi një e papritur e vogël, mund të hedhë në erë një investim të rëndësishëm. Në dashuri, këshillohet që të jeni më të komunikueshëm.
Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje do të nisë një javë shumë impenjative, e cila parashikon që t’iu lidhë më shumë me disa kolegë, me të cilët nuk keni patur shumë konfidencë. Do të arrini shumë rezultate pozitive, por do ju duhet që të jeni ju ata që do të hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit.
Akrepi
Një surprizë e papritur do ju bëjë mjaft euforikë, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore, apo sikur nuk ju kanë kuptuar. Do të keni avantazhe shumë të mira në vendin e punës, kështu që bëhuni gati të përballeni me një projekt mjaft interesant dhe formues.
Shigjetari
Kjo ditë do ju gjejë disi të mërzitur, për shkak se nuk do të arrini të gjeni stimujt e duhur për krijimtarinë tuaj. Megjithatë në dashuri, do të gjeni sigurinë dhe dëshirën që ju ka munguar prej kohësh.
Bricjapi
Parashikohet një ditë mjaft interesante e cila do ju lejojë që të çoni deri në fund të gjithë projektet e nisura gjatë muajve të fundit. Mbrëmja do të jetë romantike dhe gjatë saj do të jeni mjaft komunikues dhe aktiv.
Ujori
Nëse jeni në kërkim të një popullariteti të madh, ky është momenti më i mirë për të shfaqur aftësitë dhe autoritetin tuaj në vendin e punës. Intuita juaj do ju vijë shumë në ndihmë, për zgjidhjen e gjërave të paparashikuara me të cilat do të përballeni.
Peshqit
Mund të hasni me disa vështirësi në zgjidhjen e disa situatave problematike, të natyrës ekonomike ose familjare, Do të jeni shumë diplomatë dhe do të shmangni rënien ndaj provokimeve të të tjerëve. Mbrëmja do të jetë e shkëlqyer nën shoqërinë e partnerit/es.