Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat e huaja: Saimir Tahiri rrezikon 15 vite burg

Një shkrim i Associated Press për Saimir Tahirin thotë se nëse dy akuzat ndaj tij do të provohen në gjykatë, ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg. Në shkrimin e AP që më pas është publikuar nga Washinton Post citohet zëdhënëi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika sipas të cilit organi i akuzës kërkoi masën e arrestit me burg, por gjykata vendosi arrest shtëpie.

Sipas avokatit të Tahirit, Maks Haxhia, prokurorët nuk paraqitën prova të reja në gjykatë për të justifikuar kufizimin e lirisë së klientit të tij. Haxia xitohet të ketë thënë se do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që la në arrest shtëpie ish ministrin.

Please follow and like us: