Miranda Içi: Përkëdhel mungesën tënde nënë!
Mbështet kokën mbi gjoks
dhe kërkoj një regëtimë zemre.
Puth damarët blu të duarve,
i flas gjakut të hutuar me gjuhën e shenjave.
Ngroh frymën tënde me buzë,
të shkund borën nga flokët.
dhe të tregoj ç’bëhet kësaj ane.
Mos qaj
Më ler të ngopem me lëndinat e blerta të syve të tu.
Më ler të mësoj, si të jetoj pa ty.
Please follow and like us: