Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e Agron Xhafës

Ish-kryeministri Berisha në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ bëri edhe një deklaratë të fortë, teksa tha se nga Italia ka ardhur një kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafajt, Agron Xhafajt, i implikuar sipas PD në trafik droge.

Berisha: “Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar”, tha Berisha.

Vasili: Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?

Berisha: Pa diskutim, është njësoj si rasti i Mark Frrokut.

Cani: Cili është roli i opozitës në këtë moment?

Berisha: Shkallmimi i tyre.

Cani: Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria?

Berisha: Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.

Cani: Pse gjithë kjo energji doktor për të rrëzuar një ministër?

Berisha: Po është pjesë e një familje mafioze.

Aleksandër Cipa: Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?

Berisha: Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafen, ka pasur edh të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.