Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasardhës?
Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të dyzuar rreth përgjimeve që implikojnë vëllain ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Jo në stil, por në ambiguitet, fjalimi i djeshëm i Taulant Ballës ngjante si dy pika uji me atë që Edi Rama mbajti para grupit parlamentar pas shpërthimit të skandalit Tahiri. Kryeministri atëherë tha se nuk do donte t’ besonte si të vërteta ato që thuheshin për ish-krahun e tij të djathtë, por nëse ato rezultonin të tilla, ky do të qe zhgënjimi më i madh i jetës së tij.
Pak a shumë, me një fjalor më të thjeshtë këtë mesazh përcolli edhe mëkëmbësi i tij. Fillimisht, Taulant Balla tha se duhej vërtetuar autenticiteti i përgjimit audio, por nuk e kurseu aspak ministrin e Brendshëm kur shtoi se ai kishte përgjegjësi morale nëse përgjimi ishte real.
I përkthyer me dy fjalë ky mesazh tregon se ende Rama dhe PS nuk ka vendosur linjën politike që do të mbajnë rreth Fatmir Xhafës. Probabiliteti është 50% me 50% nëse do ta shesin apo do ta mbajnë.
Dhe për këtë ka arsye politike që anojnë sa nga njëra anë po aq dhe nga ana tjetër e peshores./lapsi.al/