Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ministri i PD: Si na ra në dorë përgjimi i vëllait të Xhafajt

Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor dhe ish-ministër i Drejtësisë i propozuar nga PD në qeverinë teknike Gazmend Bardhi është pyetur se kur është bërë ky përgjimi dhe si selisë blu i ra në dorë përgjimi i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kur është regjistruar audio? Në situatën ku jemi, kjo pyetje nuk shtrohet në opinion publik. Detyrimin për ta verifikuar policia e shtetit dhe prokuroria. Ne nuk publikojmë dokumente të pa verifikuara.

Si na ra në dorë materiali? Nuk ju intereson ju. Ajo që ka rëndësi është se i vëllait të ministrit ka dalë garant për trafikimin e një sasie droge. Prokuroria ka prej një jave që opozita ja ka servirur, por ajo ka zgjedhur heshtjen. Prokuroria nuk na ka hetuar. Informacioni ka dalë përmes një telefonate.

Bëhet fjalë për përgjegjësi ligjore dhe morale. Përgjegjësia ligjore është se ministri i Brendshëm ka për detyrë për të goditur trafikun e drogës. PD nuk pret që ai të veprojë pasi ka dijeni për trafikun dhe implikimin e të vëllait të tij në këtë trafik” – tha Bardhi.

Please follow and like us: