Rama: Nesër flas për akuzat ndaj Agron Xhafajt!
Pas akuzat të PD-së për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ky i fundit mbron vëllain e tij Agron Xhafaj, pasi pretendohet se është i lidhur me trafikun e drogës, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama pohon se për këtë çështje do të flasë nesër në orën 11:00 para grupit parlamentar.
“Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!
Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave” – shkruan Rama.
Please follow and like us: