Boksieri shqiptar fiton me nokaut, shpallet kampion në Gjermani
Ai është një nga shqiptarët më të suksesshëm të sportit profesionist. Në Gjermani konsiderohet pasardhës i tri herë kampionit botëror të kick box, Ismail Keta dhe padyshim që me punën e bërë deri tani ka arritur të përmbushë të gjitha pritshmëritë që Ismaili tashmë trajner i tij, ka pasur nga Ferit Keta.
Boksieri shqiptar Ferit Keta është shpallur kampion i Gjermanisë. Një trofe të tillë, ai e fitoi pas triumfit ndaj boskierit Toni Thes.
Ferit Keta fitoi me nokaut në raundin e 4-t. I pranishëm ishte edhe ish-boksieri i njohur kosovar Luan Krasniqi.
Ndeshja u zhvillua në Gjermani. Ishte fitorja e 9-të në po kaq ndeshje në boksin profesionist, ku 6 janë fituar me nokaut.
Dhe tashmë menaxherë të ndryshëm janë afruar pranë boksierit shqiptar, pasi shohin tek ai një të ardhme të sigurtë. Ferit Keta shpallet kështu kampion Europe në peshën “Cruiser”, deri 90.7 kg.