Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Kam kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për audiopërgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj

Në fjalën e tij në grupin parlamentar, Edi Rama ka komentuar ndër të tjera edhe audiopërgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Ndër të tjera Rama ka treguar se për sa i përket këtij audiopërgjimi, ka kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare për të provuar vërtetësinë e atij materiali.

“Paralelisht, me kërkesën e menjëherëshme të kryetarit të grupit parlamentar, për hetimin e audiopërgjimit të publikuar nga Opozita, e cila garanton autencitetin e saj, unë kam kërkuar një ekpsertizë ndërkombëtare, për mbledhjen e çdo informacioni, dhe çdo indicie, për materialin ku përfshihet vëllai i ministrit të brendshëm”, u shpreh kryeministri

Rama në fjalën e tij ka theksuar më së shumti faktin që është ndryshe nga Opozita, dhe se mban përgjegjësi për veprimet e partisë së tij dhe për veten.

Please follow and like us: