Albspirit

Media/News/Publishing

“The Times” vlerëson artisten shqiptare si një “Madamë” të vërtetë

“Një Madamë e vërtetë”! Kështu u cilësua nga prestigjiozja britanike “The Times” soprano e njohur shqiptare, Ermonela Jaho. Përpos shkrimit vlerësues, Jaho është cilësuar edhe “Butterfly i ri” i Operës Mbretërore. “Ermonela Jaho është e kundërta e atyre divave që vijnë në skenat e mëdha operistike me albume nga më të vlerësuarat nga kritikët, me një profil të lartë intervistash të bujshme dhe me një kompani të tërë marrëdhënie me publikun pas saj”, shkruan “The Times”.

Prestigjiozja vë në dukje thjeshtësinë dhe talentin e jashtëzakonshëm të sopranos, talent i cili prej vitesh jep frytet e tij të suksesit. Sopranoja, e cila pushtoi median kur zëvendësoi Anja Harteros-in tek ‘Suor Angelica’ e Puccini-t kthehet këtë muaj në Operën Mbretërore.

Please follow and like us: