Albspirit

Media/News/Publishing

Tregtari i perdheve u zhduk pas kredisë, arrestohet shoku si autor i dyshuar

Në datën 29 prill në Policinë e Laçit u deklarua i humbur shtetasi Fation Fejzillari nga miku i tij i ngushtë, me të cilin edhe tregtonin së bashku perde. 30-vjeçari nga Peqini rezulton i zhdukur prej asaj dite, por sot Policia e Kurbinit ka arrestuar mikun e tij Aleksandër Fadili, si autori kryesor përgjegjës për zhdukjen e tij.

“Pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit: Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

Uniformat blu dyshojnë se Fadili e ka vrarë dhe më pas zhdukur shokun e tij 30-vjeçar, për shkak se tregtari i perdeve humbi kontaktet vetëm një ditë pasi kishte marrë një kredi në bankë dhe me vete kishte një shumë të madhe parash.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Please follow and like us: