Me ambasadorin Nesho në ‘Aktualitet’ të Bejdo Malos
https://www.facebook.com/shijaktv/videos/618002178554932/
Në emisionin “Aktualitet” të Bejdo Malos në “Shijak Televizion”, së bashku me ish-ambasadorin shqiptar në OKB, Agim Nesho diskutuam zhvillimet aktuale politike të kohëve të fundit, videoja për Fatmir Xhafën, kriza e qeverisjes dhe zhvillime të tjera.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se videoja është thjesht një luftë e brendshme brenda Partisë Socialiste, apo një betejë e nëndheshme e kryeminsitrit ndaj ministrit të Brendshëm për shkak të sukseseve të këtij të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbështetjes që ka marrë nga dy partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.
Në këtë emision u hodh ideja që përballë një krize qeverisëse, të besimit, të humbjes së shpresës është urgjente krijimi i një qeverie antimafie që të luftojë fort në të gjitha aspektet me synimin për të marrë celjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Për më shumë ndiqni videon me emisionin e plotë dhe pa censurë.