Albspirit

Media/News/Publishing

Flet me zë dhe figurë “dëshmitari X”: Me Agron Xhafën kemi shitur kokainë

Pas pretendimeve mbi ekzistencën e një dëshmitari të vërtetë për vëllain e ministrit Xhafaj, Partia Demokratike publikoi sot me zë dhe figurë “dëshmitarin X”, i emërtuar si i tillë në audio-përgjimin e pak ditëve më parë.

Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Alibej dhe Salianji, si dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, tha se kjo është e vërteta e pamohueshme.

Dëshmitari është Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora, i cili tha se në vitin 2000 ka punuar me Agron Xhafajn në Itali, dhe kur ra në burg nuk e kishte mbështetur.

“Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet ’93-’99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova me grupin e Agron Xhafaj deri në 2002.

Shisnim kokainë në Itali.  Kam punuar shoqërues gomoneje por hoqa dorë në 2000 se nuk e përballoja dot më. Shpëtova dy herë nga vdekja. Nga Agroni  më mbeti qejfi. Nuk më solli një paketë cigare si shok, aq sa kemi bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në  Shqipëri dhe e takoj”, thotë ai.

Këtu ai shpjegon se si Agroni e çoi te Ermali për të trafikuar drogë.

“Më ofroi gjoja një punë për djalin kamarier, në 2016. Në këtë vit filloi punë djali 22 vjeç, punoi 6 muaj kamarier, se përballoi dot ekonominë e shtëpisë dhe e hoqa. Para 5-6 muajsh i kërkova të më bënte një nder, katër muaj ka, tani më kujtohet, për të hedhur barishte për Itali, hashash.

Do e çonim në Itali. I kërkova favor dhe më çoi tek Ermali. Dhe e vura në provë. Kur u bë gjithçka gati për tu bërë rruga.

Agron Xhafaj komandon Vlorën. Atë punë ka bërë tërë kohën. Ermali ishte skafist”, vijon Veliu.

I pyetur pse e vure në provë, ai thotë: E bëra se më la në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e bëra. I ktheva kurrizin. Siç ia bën njeriut ashtu do të të bëhet.

Kjo çështje ka shkaktuar një furtunë të vërtetë politike, teksa opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Por ky i fundit tha se Partia Demokratike gënjen mbi gjithçka thotë, dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje për një trillim të tillë. /k.k/noa.al/

 

Please follow and like us: