Ndahet nga jeta politikani Fatmir Hoxha
Eshte ndare nga jeta diten e sotme politikani Fatmir Hoxha. Lajmin e ka dhene Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor te Partise Demokratike , i cili permes nje postimi te bere publik ne Facebook shkruan se Hoxha nderroi jete ne menyre te parakohshme duke mos arritur te mposhte semundjen qe luftoi per 24 dite.
Postimi i plote:
Sot dua te ndaj nje lajm te trishte per te gjithe demokratet. Miku im, antikomunisti i betuar e politikani fisnik Fatmir Hoxha, babai i anetarit te kryesise se FRPD Indrit Hoxha, nderroi jete ne menyre te parakohshme. Fatmiri nuk arriti ta mposhte dot semundjen qe i mori jeten, edhe pse luftoi per me shume se 24 dite me rradhe me vdekjen. Per mua dhe shumekend qe pati fatin ta njohe, ai do te mbetet ne kujtese gjithmone si nje njeri energjik, plot humor e hare, i patrembur, antikomformist dhe pasionant i pandreqshem ne mbrojtje te bindjeve te tij. Ne emer te FRPD dua t’i shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe te ndjera, Indritit dhe familjareve e te dashurve te Fatmirit. Varrimi behet diten e shtune, ora 11:00, ne Tufine. Adresa e vizitave ne familje eshte: Tregu elektrik, rruga “Sali Nivica”. Fatmir Hoxha ka qene kryetar i partise se te drejtave te mohuara e re dhe njihet si aleat i PD.