Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet vendimi për shkarkimin e prokurores Besa Nikëhasani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Vendim u shoqërua me duartrokitje nga prokurorja.

Pas këtij vendimi kandidatja për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani, tha se ka deklaruar gjithçka sipas ligjit e për këtë u betua.

Duke e vlerësuar të padrejtë vendimin e Komisionit, Nikëhasani tha se do e apelojë atë.

Për të mbërritur në këtë vendim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një hetim administrativ, sipas të cilit Nikëhasani nuk justifikon pasurinë që konsiston në dy apartamente, dy garazhe dhe një automjet. Ndërkohë që Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ishte shprehur më herët se deklarimet e prokurores ishin të sakta dhe se ajo nuk e ka fshehur pasurinë.

Sot KPK, ka zbardhur vendimin për shkarkimin e Nikëhasanit duke e arsyetuar në mënytë ligjore.

http://kpk.al/wp-content/uploads/2018/05/Vendimi-FINAL.pdf

Please follow and like us: