Gazetarja kryqëzon Ramën për Xhafën, kryeministri braktis konferencën
Kryeministri Edi Rama, i cili preferon monologun me veten në studio televizive ka demonstruar sot ka e ka problem ballafaqimin me gazetarët. Ndërsa gazetarja e “Fax News”, e pyeti Ramën se si ka mundësi që nuk gjendet në Shqipëri një ministër të Brendshëm mos të ketë vëlla e kushëri trafikantë”, Rama ka tentuar ta shmangë përgjigjen, me batuta për pronarin e TV së gazetares.
Por gazetarja ka këmbëngulur dhe i ka kërkuar ti përgjigjet për atë që ajo e pyet dhe jo për çfarë ai do të përgjigjet.
Pas replikave ku Rama “argument” kishte batutën për pronarin e TV, u detyrua të braktisë konferencën e shtypit…
Po ka një kleçkë të vogël që Xhafaj rri në pushtet, paguan herë Nanon, herë Majkon dhe herë Ramën dhe për këtë shkak nuk mund të hiqet kaq lehtë, madje për karrierë është gati të sakrifikojë edhe vëllain.