Njoftim nga Ambasada e SHBA në Kosovë- Aplikim për viza turistike B1/B2
Gazeta DIELLI/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë njoftim:
KOSOVARËT E MOSHËS MBI 50 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN E SHBA-ve NË PRISHTINË
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar menjëherë do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 50 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për aplikuesit e moshës mbi 60 vjeçare. Pasi që ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përpiqet të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza, dhe ka konsideratë për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, duke pasur parasysh mbylljen e rrugës kryesore, ajo ka vendosur t’i zgjerojë shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.
Në të ardhmen, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend të aplikimit, dhe të caktojnë terminin për intervistë në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullor. Vini re se këto procedura dallojnë nga ato në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Aplikantët të cilët tashmë e kanë paguar tarifën për vizë në mënyrë elektronike apo në Bankën Raiffeisen nuk mund ta përdorin këtë pagesë për të aplikuar në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë – ata ose duhet të aplikojnë në Shkup ose duhet të bëjnë një pagesë të re. Gjatë intervistës të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, një ditë pune pas intervistës.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë shpreson të ofrojë më shumë shërbime për viza në vitin vijues. Për çdo risi dhe ndryshim ju lutemi të përcjellni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në PristinaVisas@state.gov
VINI RE:
- Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta para intervistës. Armët ose çantat e mëdha janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen t’i lënë paisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.
- Për të arritur tek Sektori Konsullor duhet ecur shkallëve dhe nëpër sipërfaqe jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së kufizuar personat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuar të lëvizjes, apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
- Çiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku në Prishtinë përderisa njëri nga ta është mbi 50 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 49 vjeçare e që aplikojnë për vizë turistike (B1/B2), që përndryshe nuk kualifikohen të aplikojnë në Prishtinë, duhet të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
- Sektori Konsullor ka numër të kufizuar të termineve. Aplikantët duhet të kenë durim nëse data e tyre e dëshiruar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
16 May 2018
U.S. EMBASSY PRISTINA TO ACCEPT B1/B2 VISA APPLICATIONS FROM KOSOVARS AGED 50 AND OLDER
The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that it will accept B1/B2 visa applications from all Kosovars aged 50 and older, starting immediately. Previously, only B1/B2 applicants aged 60 and older were eligible to apply in Pristina. Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje given the closure of the main road, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.
Prospective visa applicants must fill out the DS-160 visa application (found on the U.S. Embassy website: https://xk.usembassy.gov/visas/) and list Pristina as their place of application. Applicants can then make an appointment on the website. On the day of their appointment, they will pay the required visa fee (dollars or euros only) at the Embassy and be interviewed by a consular official. Please note that these procedures differ from the visa application procedures at the U.S. Embassy in Skopje. Applicants who have already paid their MRV fee online or at a Raiffeisen Bank cannot use this fee to apply at Embassy Pristina- they must either apply at Embassy Skopje or pay a new fee. All applicants must demonstrate their qualifications for the visa at the time of the interview in order to receive a visa. In most cases, approved visas may be picked up at the Embassy the next working day after the interview.
The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year. Please follow the Embassy on Facebook for news and updates. Questions may be sent toPristinaVisas@state.gov.
IMPORTANT POINTS
- Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview. Large bags or weapons are prohibited at the Embassy. To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
- Access to the Consular Section involves steps and uneven surfaces. Because of space limitations, individuals who are not applying for visas may not enter the Embassy. Visa applicants with limited mobility or who require the assistance of a family member should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.
- Married couples may apply together in Pristina as long as one member of the relationship is over the age of 50. All other B1/B2 visa applicants between the ages of 14 and 49, who do not otherwise qualify to apply in Pristina, must apply at the U.S. Embassy in Skopje.
- The Consular Section has limited appointment capacity. Applicants should be patient if their desired application date is unavailable. Visa applicants with urgent travel should consider applying at the U.S. Embassy in Skopje.