Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati ndaj Erdogan, flet Kryeministria turke: Erdoğan nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje

Pas raportimeve mediatike se një atentat po përgatitet kundër Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka ardhur edhe reagimi nga Kryeministria turke.

Agjencia turke shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” raportoi të shtunën se pjesëtarë të minoritetit turk në Maqedoni kishin informuar inteligjencën turke mbi ekzistencën e të dhënave për përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj Presidentit turk, i cili pritet të vizitojë Bosnjen ditën e diel.

Sipas medias turke, autoritetet turke janë njoftuar edhe nga agjencitë perëndimore.

Lajmet janë konfirmuar nga Zëvendëskryeministri, Ministri i Drejtësisë dhe Zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Bekir Bozdag:

“E dimë që ka qarqe që duan ta vrasin Presidentin tonë, dhe që janë të shqetësuar nga një lider i tillë kaq i madh dhe kaq i përkushtuar ndaj çështjes së tij.Recep Tayyip Erdoğan nuk është nga ata që frikësohet nga kërcënimet me vdekje, apo që heq dorë nga çështja e tij”.

Please follow and like us: