Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Qytet i humbur

 

 

Në mjegullën

që i rri si vello qytetit të humbur,

syri nuk arrinë të sheh

nëse nuk ka shpirt,

askush si di përgjigjet e së ardhmes

të gjithë flasin për të kaluarën

që më nuk ekziston

ura si një mallkim

në heshtje përçon frikë

atje përtej

dikush pren me gërshër fatin

por

këtej

është mjegull

në lavdinë e rrejshme dikush thirret hero

ndërsa herojtë e vërtetë

nëpërkëmben

një komedi e hidhun

që duket sikur s’ka fund.

Please follow and like us: