Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari Olldashi: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit, nuk isha aty kur Babalja foli me vëllain e ministrit!

Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar gjatë emisionit Ajsberg rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

“Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua. Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike. Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm. Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike. Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrind he unë isha në mes. Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë”, u shpreh Jetmir Olldashi.

Autenticiteti i përgjimit është në fakt pika më e fortë e debatit nëse personi tjetër që flet me Babalen është apo jo Agron Xhafaj dhe vetë gazetari qartësisht nuk del garant në lidhje me këtë moment të investigimit.

Please follow and like us: