Mini raporti i së hënës për Iranin – 21 maj 2018
- Pompeo do të zbardhë “Planin B” të SHBA për t’u përballur me Iranin
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të zbulojë “Planin B” të administratës për t’iu kundërvënë Iranit të hënën, ide të cilën disa kritikë e quajnë “ëndërr të kotë”, ndërsa të tjerë dyshojnë nëse administrata po tregohet e ndershme në lidhje me qëllimet e saj për këtë vend.
Plani, thonë zyrtarët e administratës, është të krijojnë një koalicion global për t’i bërë presion Iranit që të negociojë për “një arkitekturë të re sigurie” që shkon përtej programit të tij bërthamor.
- Swiss Re do të largohet nga Irani pas tërheqjes së SHBA nga JCPOA
Në vijim të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja e Iranit, Swiss Reinsurance Co. ka shpallur se do të largohet nga Irani.
Swiss Re ka shpallur se po “vlerëson impaktin” e vendimit të SHBA në biznesin e saj me Republikën Islamike të Iranit, në vijim të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja e Iranit më 8 maj.
Grupi Swiss Re ofron risigurim, siguracion dhe forma të tjera të transfertës së riskut të siguracionit.
- Emrat e dy qytetarëve të vrarë në protestat e Kazerunit
Emrat dhe specifikimet e dy qytetarëve të vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit Iranian gjatë protestave heroike në Kazerun janë marrë nga burime brenda vendit.
Raportet që vijnë tregojnë se Omid Yousefian është qëlluar nga njësitë anti-rebelim gjatë ditëve të fundit dhe ka marrë një plagë të rëndë. Fatkeqësisht, është raportuar sot se Yousefian humbi jetën në një spital për shkak të plagëve të rënda.
Yousefian ishte bojaxhi ndërtesash dhe mosha e tij mendohet të ketë qenë midis 30 dhe 34 vjeç.
- Iran: Përqindja e grave që vuajnë nga varësia është rritur në 12 për qind
Shifrat jo zyrtare tregojnë se numri i grave që vuajnë nga varësia në Iran është rritur nga 3 në 12 për qind.
Ahmad Kaheh, drejtor i përgjithshëm i arsimit publik në Direktoratin Shoqëror të Forcave të Sigurisë së Shtetit, ka shpallur se përqindja e grave në të shkuarën ka qenë 3 për qind, por shifrat jo zyrtare tregojnë se është rritur në 12 për qind të popullatës që vuan nga varësitë.
- 70% të endësve të qilimave janë gra, shumica janë kreu i familjes
70% të endësve të qilimave në Iran janë gra dhe një përqindje e madhe prej tyre janë kreu i familjes.
Në një intervistë më 16 maj, 2018, Abdollah Bahrami, CEO i Unionit Kombëtar të Prodhuesve të Qilimave të Endur me Dorë, ka thënë: “Gratë përbëjnë shumicën e endësve të qilimave në Iran dhe nëse do të vendosnim një përqindje, ato përbëjnë 70% të endësve.”
- Depozituesit e Institutit Caspian Credit Protestojnë në Mashhad, Iran, për Rikthimin e Parave të Investuara
Të dielën, më 20 maj, 2018, njerëzit e plaçkitur të Institutit Caspian Credit në Mashhad, Iran, u mblodhën në përgjigje të një thirrjeje për të protestuar kundër grabitjes së depozitave të tyre nga Instituti dhe mos-rikthimit të parave të tyre të investuara.