Pjetër Vukaj: Je veshur me heshtje
Kur do t’më thuash po?
Je veshur me heshtje…
Heshtja jote
E kristaltë,
E tejdukshme,
E ylbertë…
Thyeje heshtjen, grime-grimë..
Me grimcat e heshtjes, do të bëj një mozaik
Grimcat do t’i ngjisim me lëng puthjesh…
Prej puthjeve, mozaiku krijohet vetë…
Thuajmë ç’të duash, por mos më thuaj, jo…
Piedestal të mozaikut do të kemi dashurinë…
O sa i bukur do të dalë, mozaiku i puthjeve…
Thyeje heshtjen…
Thuajmë po
Thuaj me pak zë
Unë dëgjoj edhe nga larg
Thuaj me sy
Unë shoh edhe nga larg
Thuaj me buzëqeshje
Se buzëqeshjes, i ndjej aromën…
Në vazon e heshtjes, do të mbijë luleputhja…
Të ngjitemi në një, me lëng shpirti
Si dy grimca të munguara…
Në mozaikun e puthjeve…
Please follow and like us: