Albspirit

Media/News/Publishing

Tetova vishet kuq e zi për titullin kampion të Shkëndisë

Shkëndija e Tetovës do të marrë zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, ndonëse prej javësh i ka mbyllur llogaritë me këtë kompeticion. Kuqezinjtë do të presin Pelisterin në ndeshjen e fundit të kampionatit, sfidë që starton më 16:15, ndërsa menjëherë pas saj, do të organizohet edhe ceremonia e ngritjes së titullit. Festa më pas do të zhvendoset në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës, që do të shndërrohet në kryeqendrën e shqiptarisë në mbrëmje. Me pjesëmarrjen e Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë, pritet që festa e titullit për Shkëndijën të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, nën një atmosferë spektakolare. Skuadra kuqezi dominoi totalisht futbollin maqedonas, duke marrë titullin kampion edhe me skuadrat e moshave, ndërsa javën tjetër do të diskutojë finalen e Kupës, për të bërë bis trofesh këtë sezon.

Please follow and like us: