Albspirit

Media/News/Publishing

Dosja “Xhafaj”, publikohen fakte tronditëse, ja pseudonimi i vëllait të ministrit të Brendshëm

Dje në mbrëmje në TV “Fax News” u publikuan fakte të reja lidhur me audio-përgjimin e Agron Xhafajt.

Gazetarët Artur Çani dhe Jetmir Olldashi dhanë detaje të forta që u transmetan rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Jetmir Olldashi është gazetari i cili ka kryer investigimin disa muaj më parë, ku Agron Xhafaj flet për trafikun e drogës me dëshmitarin X, i thirrur ndryshe dhe me pseudonimin Babalja.

Gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.

Gazetari Artur Çani, ideatori i emisionit “Ajsberg”, ka zbuluar detaje në lidhje me materialet.

Duke folur në studion e TV “Fax News”, Çani është shprehur se hetimin e ka bërë vetë gazetari Jetmir Olldashi, pas provave që kishte siguruar më parë nga Albert Veliu dhe përputhjes së shumë detajeve.

Sipas Çanit, personi i investiguar nuk është një njeri dosido, por vëllai i ministrit të Brendshëm.

Duke folur në studio, gazetari Çani ka zbuluar edhe një detaj, pseudonimin e Agron Xhafajt në Vlorë, që tregonte edhe pushtetin që ai kishte në këtë qytet.

“E thërrasin ‘Pasha’, Agron Xhafën në Vlorë, kjo tregon se çfarë pushteti ka”, është shprehur Çani.