I dyshuar si pjesëtar i ISIS, arrestohet shqiptari në Kakavijë
Një shqiptar është vënë në prangat e policisë kufitare në Kakavijë, nga ana e autoriteteve greke. Pasditen e kësaj të hëne u bë arrestimi i Leonard Rustemit, i cili është me origjinë nga Berati. Prangosja e tij u bë pasi emri i tij, rezulton në listën e personave të dyshuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS dhe se për disa vite kishte jetuar në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Policia greke konstatoi se Rustemi, rezultonte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të shtetit islamik, ISIS. Ndalimi i tij u bë teksa ishte pasagjer i autobusit të linjës Berat-Athinë dhe kishte si destinacion Pireun. Për të vendosur për masën e sigurisë, Leonard Rustemi do të dalë para gjykatës së Janinës.
Please follow and like us: