Gruas së kryebashkiakut demokrat i del lotaria amerikane
Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri, ka folur pas lajmeve të përcjella në media se do të braktisë vendin pasi i ka dalë lotaria amerikane. I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të vijojë punen si kryebashkiak, Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin. Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij. “Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri.