Misioni humanitar në Zvicër i bukuroshes Agnesa Vuthaj
Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka marrë pjesë në misionin humanitar “Aksioni për nëna dhe fëmijë” në Zvicër, që mision ky që ka nisur veprimtarinë e vet që nga viti 2009.
Mesazhi i Agnesa Vuthajt
Disa momente nga ngjarja “Shpëto Jetë” në Cyrih, ku u bashkuam për të ngritur fonde për misionin “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, mision ky i cili ka ndihmuar mijëra fëmijë dhe nëna që nga viti 2009, duke dhënë mbështetje për fëmijët që vuajnë nga leukemia, sëmundjet e zemrës, astma si dhe sëmundje të tjera, përmes mbështetjes direkte ndaj Klinikës së Gjinekologjisë, Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Kosovë. Ky mision poashtu ka influencuar dhjetra politika për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për nëna dhe fëmijë. Unë ndjehem mirënjohëse që kisha mundësinë të jem pjesë e kësaj ngjarje dhe të jap kontributin tim për @amckosovo dhe ju inkurajoj edhe juve të mbështetni fëmijët e Kosovës për një të ardhme të shëndetshme, të lumtur dhe të shndritshme.