Vasilika Hysi kërcënon deputetin elegant të LSI, Braimllari: Ti në burg dhe pasoja për babain tënd gjyqtar
Një nga 7 deputetët e opozitës, për të cilët Byroja e Kuvendit vendosi ti përjashtojë nga punimet për 10 ditë është edhe Endrit Braimllari i LSI. Në dëshminë mbrojtëse ai e ka quajtur të papranueshme shkeljen e Kushtetutës, por ka akuzar edhe deputeten e LSI-së Vasilika Hysi se i ka bërë presion.
Braimllari ka thënë se deputetja Hysi i ka bërë presion me babanë e tij. “Zonja Hysi më përmendi emrin e një gjyqtari sikur ai të ishte babai im dhe më ushtroi presion dhe ç’pasoja do të kishte ky njeri. Ndërkohë babai im nuk është gjyqtar, ka një profesion krejt tjetër. Kjo tregon qartë atë ç’ka përfaqësonte ajo seancë”, u shpreh Braimllari.
Please follow and like us: